JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I qetë dhe me duart në xhep, publikohet videoja e 25-vjeçarit që vrau deputetin britanik
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19/10/2021 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sky News ka publikuar pamjet që tregojnë Ali Harbi Ali duke ecur përgjatë një rruge në veri të Londrës disa orë para vrasjes së deputetit konservator Sir David Amess. 25-vjeçari, i cili është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Sir David Amess, shihet duke ecur ngadalë përgjatë trotuarit të premten në mëngjes. Me një çantë shpine në shpatullën e djathtë, ai shihet i veshur me një xhaketë të gjelbër dhe syze, me dorën në xhepin e majtë. Pamjet janë filmuar nga jashtë një dyqani në Highgate Road në orën 8.44 të mëngjesit. Aliu, i cili jetonte pak më larg mendohet se ishte duke ecur në stacionin hekurudhor Gospel Oak në atë kohë.

Ali Harbi Ali ecën përgjatë një rruge në veri të Londrës

Policia po heton lëvizjet e Aliut në orët para sulmit dhe po heton nëse ai ka hipur në një tren në stacionin Gospel Oak për të udhëtuar në Leigh-on-Sea, Essex. Deputeti Konservator u godit me thikë për vdekje të premten ndërsa po bënte një takim elektoral në Kishën Metodiste Belfairs. 69-vjeçari ishte takuar me votuesit kur ndodhi sulmi.