JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Përfitonte pensionin prej 1700 euro, i biri mban për 2 vite trupin e pajetë të së ëmës në dollap
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19/10/2021 11:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E pazakontë ajo që ka ndodhur në Milano. Një 50-vjeçar, ka mbajtur kufomën e nënës së tij për dy vite në dollap, si një mënyrë për të përfituar pensionin e saj prej 1700 euro në muaj. Ky ngjarje është zbuluar nga e dashura e 50-vjeçarit.

Mediat italiane shkruajnë se vdekja ka ndodhur në vitin 2019 për shkaqe natyrore. Ndërsa disa ditë më vonë i biri ka mbështjellë trupin e pajetë të nënës dhe e ka vendosur në dollap.

Dollapin e ka izoluar me dyshek dhe objekte të tjera të rënda, në mënyrë që të mos ndihej aroma e rëndë.

50-vjeçari është arrestuar nga autoritetet përkatëse, ku edhe ka pranuar të gjithë veprën që ka bërë. Ndërkohë trupi i pajetë i gruas, i cili ishte i dekompozuar, pritet t’i nënshtrohet autopsies, raportojnë mediat.