JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Nëse s’merren masa falimentojmë”, Shoqata e Transportit: Rritja e çmimit të naftës sjell reduktim urbanësh dhe stafi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19/10/2021 12:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shoqata e Transportit Urban ka paralajmëruar rrezikun e falimentimit total nëse qeveria dhe Bashkia nuk ndërhyn për të ndihmuar operatorët që deklarojnë se janë në një krizë ekonomike dhe mungesë stafi. Duke folur për mediat, përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit se nëse nuk merret asnjë masë atëherë do të ketë reduktim edhe më të madh të urbanëve që lëvizin në kryeqyet. Rritja e çmimit të naftës është ajo që ka ndikuar në këtë situatë dhe nëse nuk do ketë një zgjidhje për këtë, ata do rrisin edhe çmimin e biletës.

Ne kemi kërkuar indeksimin e cmimit, të shohim se ku janë të ardhurat e shërbimit të transportit se kemi të ardhura vetëm nga bileta dhe kosto të tjera të mbarëvajtjes si sektor janë rritur. Duhet të ulemi të shohim plotësimin e kërkesave ekonomike që mos shkojmë të rritja e cmimit të biletave për qytetarët.

Ndërkohë i pyetur nëse i kanë lënë një afat bashkisë për të reflekutar, ai u përgjigj:

Duhet ta kuptojnë të gjithë që ne nuk jemi në luftë as me bashkinë as qeverinë ne kërkojmë mirëkuptimin e tyre të shikojmë se realisht cfarë na ofrojnë ato si të kapërcejmë këtë krizë. Nëse s’do merren masa ne do jemi drejt falimentimit total. Sic e keni parë prej dy ditësh ne operojmë me 50% të kapacitetit se s’kemi fuqi financiare jo se s’duam. Edhe struktra infrastrukturore që lë për të dëshiruar, por aspekti ekonomik është më i rëndësishëm për ne.
Rritja e cmimit të naftës ka ndikuar drejtpërdrejt negativisht në të ardhurat e shumë prej subjekteve s’janë të gatshëm të mbarëvajë linjat e transpotit e të jenë në shërbimin të qytetarve. Ne e kemi paralajmëruar këtë redukitm prej shumë kohësh nëse s’do merreshin masa, ne do shkojmë do ketë reduktim edhe më të madh të autobusëve, për arsye ekonomike dhe mungesën e stafit të punonjësve.