JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Adriatik Llalla nuk heq dorë: Kërkon t’i shpëtojë burgut nga arratia
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19/10/2021 12:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i cili vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar, ka apeluar sërish dënimin me 2 vite burg. Nëpërmjet avokatit të tij, Llalla ka apeluar vendimin e shkallës së parë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg. Mësohet se arsyeja e pezullimit të vendimit me 2 vite burg është bërë për arsye shëndetësore. Tani i mbetet në dorë GJKKO-së nëse do ta pranojë kërkesën e apelimit të bërë nga Llalla apo do ta rrëzojë poshtë.

Kujtojmë se sipas të dhënave të sistemit TIMS, Llalla është larguar nga Rinasi në drejtim të Italisë më 9 shtator të këtij viti por ende nuk dihet destinacioni i tij përfundimtar. Ka zëra se ish-Prokurori i Përgjithshëm do të kërkojë azil politik në Zvicër për t'i shpëtuar burgut pasi vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare.