JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U bënë protesta për shërbimin/ Transporti Urban në Shkodër rrezikon mbylljen totale
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2021 13:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sapo është bërë me dije se transporti urban në Shkodër do të shkojë drejt kapitullimit dhe rrezikon mbylljen totale të këtij shërbimi. Lajmi në fjalë është bërë me dije nga Melidion Dervishi, administrator i transportit urban në Shkodër. Ai thotë se që nga data 8 gusht, kur është organizuar protesta për shërbimin e transportit urban, situata ka mbetur e njëjtë.

“Mbështetja ka munguar si nga bashkia, ashtu edhe qeveria”-tha Dervishi.

Sipas tij ka informalitet nga furgonat, ndërsa çmimet vazhdojnë e rriten. Kujtojmë se sot edhe Shoqata e Transportit Tiranë në një deklaratë për mediat paralajmëroi se nëse qeveria nuk merr masa, shërbimi i transportit urban do të reduktohet me 50%.

FOTO ILUSTRUESE!