JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pushohet nga puna kryeredaktori i “BILD”
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2021 15:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Grupi mediatik gjerman Axel Springer ka shkarkuar kryeredaktorin e gazetës Bild, Julian Reichelt për dështimin “për të mbajtur një kufi të qartë midis çështjeve private dhe profesionale”. Axel Springer thotë se "dëshmi të reja të sjelljes së keqe aktuale nga Julian Reichelt kanë ardhur në vëmendjen e kompanisë ditët e fundit." Eric F. Phillips, nënkryetar i lartë në firmën e marrëdhënieve me publikun Edelman, dhe një zëdhënës i Axel Springer, nuk pranoi të japë detaje mbi këtë sjellje të keqe në përgjigje të një hetimi të CNN.

Kujtojmë se New York Times publikoi të dielën një lajm mbi abuzimin e supozuar të Reichelt me një punonjëse. Raportohet se Reichelt ishte në një lidhje me një punonjëse, me të cilën ai takohej në një hotel. Bild është gazeta më e madhe ditore në Evropë. Ndërkohë, Axel Springer është përpjekur të zgjerojë praninë e tij dixhitale vitet e fundit, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, përmes blerjes së Business Insider, tani e quajtur Insider dhe prodhuesit të gazetave Morning Brew.

Burimi: edition.cnn.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA