JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“30 qershori”/ Rikthehet çështja në Gjykatën Kushtetuese
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19/10/2021 16:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sapo është bërë me dije se Gjykata Kushtetuese do të gjykojë më datë 2 nëntor padinë për votimet e 30 qershorit të vitit 2019. Vendimi i Gjykatës ka ardhur pas përgjigjes që ktheu Komisioni i Venecias. Kushtetuesja kishte kërkuar një mendim nga Komisioni dhe ai ka mbërritur. Seanca për votimet e 30 qershorit 2019, ku u votua për pushtetin lokal do të zhvillohet në datën 2 nëntor ora 10:00 në Gjykatën Kushtetuese.