Edlira Bode, ish-deputete e Partisë Socialiste do të jetë tani drejtoreshë e Spitalit të Traumës në Tiranë. Bode në këtë mënyrë zëvendëson Arben Zenelaj i cili deri më tani e mbante këtë post. Zenelaj tani do të jetë shef i një pavijoni në Spitalin e Traumës në Tiranë. Kujtojmë se Zenelaj u emërua drejtor i Traumës në nëntor të vitit 2017 pasi u shpall fitues me 83 pikë.