JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I kishin zënë rrugën, momenti kur gruaja ‘e acaruar’ futet me “Range Rover” mes turmës që po protestonte
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19/10/2021 18:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua e cila donte të çonte djalin në shkollë hyri me Range-Rover mespërmes një turme njerëzish që ishin duke protestuar në rrugë. Incidenti ndodhi ndërsa më shumë se 40 demonstrues dolën në rrugë në anën veriore të Kalimit Dartford që lidh Essex me Kent. Pamjet të filmuara nga një person tjetër në protestë tregojnë një grua, të zemëruar për vonesën për të çuar djalin e saj në shkollë, duke u futur me makinë mes protestuesve që ishin ulur në rrugë.

Pasi u bërtiti protestuesve, gruaja u fut përsëri në makinën e saj dhe filloi ta përplasë drejt dy protestuesve të ulur para automjetit të saj

Ndërsa ajo e bën këtë njerëzit që ishin ulur në rrugë bërtasin nga dhimbjet dhe të tjerët i kërkojnë asaj që të ndalet sa më parë. Protesta po organizohej për furnizimin e marketeve në qytete të ndryshme dhe problemet e krijuara nga rritja e cmimeve. Pasi ndal makinën gruaja zbret dhe gris posterin që protestuesit mbanin dhe u thotë:

Largohuni nga rruga. Nuk bëj shaka. Djali im duhet të shkojë në shkollë dhe unë duhet të punoj. Unë do të kaloj përmes teje atëherë. Djali im është 11 vjeç dhe ai duhet të shkojë në shkollë.

Burimi:dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

Protestuesi në të djathtë filloi të bërtasë nga dhimbja para se gruaja të ndalonte, të dilte nga makina e saj dhe të vazhdonte të bërtiste kundër protestuesve