Pas denoncimit nga JOQ, Erion Veliaj ndryshon fituesin te Liqeni i Farkës por tenderi ka prapë probleme

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.11.2021, 20:00

Erion Veliaj, apo ndryshe lali me një sërë sinonimesh nga mbrapa, si përshembull lali Leku, ka vazhduar përsëri me tenderat e dyshimtë. Në datë 15.09.2021 Joq Abania publikoi një denoncim në lidhje me një tender të organizuar nga Bashkia Tiranë për shndërrimin e Parkut të liqenit të Farkës në një pol rekreativ për Tiranën. Ndonëse nga emri dukej sikur kishim të bënim me ndonjë gjë të veçantë, specifikimet e tenderit treguan se bëhej fjalë në të vërtetë për ndërtimin e disa zgara qoftesh, disa mole prej disa metrash me dërrasa, disa stola si dhe një ballkon panoramik, ku dhe në këtë rast nuk mungojnë dërrasat. Parashikohet gjithashtu edhe ndërtimi i disa stacioneve të biçikletave si dhe një kasolle e vogël prej druri për informacion për turistët.

Tenderi në fjalë mbante numrin e referencës REF-01875-07-28-2021 me objekt “Parku i liqenit të Farkës një Pol Rekreativ për Tiranën” dhe kishte për fond limit vlerën prej 25,075,025 lekë të reja pa TVSH. Sipas denoncimit të JOQ Albania në artikullin e datës 15.09.2021, konstatohej se Bashkia Tiranë kishte shpallur fituese firmën “Leon Konstruksion” me vlerë të ofruar 19,776,115 lekë të reja pa TVSH.

Mirëpo rezultonte se kjo vlerë ishte gati 90 milionë lekë të vjetra me TVSH më shumë sesa vlera e ofruar nga një tjetër kompani pjesëmarrëse në tender. Menjëherë pas artikullit denoncues, operatorët e tjerë bënë disa ankesa dhe Bashkia Tiranë u detyrua të ndryshonte fituesin, duke shpallur si fitues pas ankimimit kompaninë “Nika” me vlerë të ofruar 16,047,368 lekë të reja pa TVSH.

Por ndonëse Bashkia Tiranë e ndryshoi fituesin, përsëri në garë kishte një tjetër kompani e cila kishte ofruar më pak edhe se vetë fituesi i ri “Nika”, gati 45 milionë lekë të vjetra me TVSH. Sipas dokumentave zyrtare të tenderit shikohet se oferta më e ulët u refuzua sepse sipas Bashkisë firma kishte gabime aritmetike, por vetë fima në fjalë nuk ka pranuar korigjimin e propozuar. Si rrjedhim fitues momental ka ngelur kompania “Nika” me 45 milionë lekë të vjetra me TVSH më shumë, duke ngjallur përsëri dyshime ne lidhje me këtë tender.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit