ALBPETROL i jep qindra milionë tender firmës së bosit të kokainës “Leka 2007”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.11.2021, 22:47

Vitet kalojnë, reforma në drejtësi trumpetohet sikur po bën namin por në fakt tenderat vazhdojnë t’i fitojnë kompanitë që kanë lidhje me krimin. Njëra prej tyre është firma “Leka 2007” e cila deri në datë 28.02.2018, ka qenë në pronësi të shtetasit Parlind Selaj. Ky i fundit cilësohet si një ndër bosët e kokainës në Itali, i dënuar me burg dhe gjithashtu subjekt i ligjit anti-mafia në Shqipëri.

Në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Parlind Selajt dhe vëllezërve të tij iu sekuastruan disa pasuri në vlerën e rreth 1.4 milionë eurove. Këto përfshinin hotele, bare, restorante, apartamente, vila, automjete luksoze etj. Dyshohej se këta prsona e kishin vendosur këtë pasuri si pasojë e aktivitetit të tyre kriminal të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzmit të prostitucionit.

Menjëherë pas aksionit të policisë, Parlind Selaj dhuron kuotat e tij prej 50% të kapitalit në favor të ortakut Luigj Leka, i cili mbetet ortak i vetëm i shoqërisë. Në këtë mënyrë kompania “Leka 2007” do të kishte mundësi përsëri të fitonte tendera. Dhe në fakt kështu ndodhi. Madje njëri prej këtyre tenderave kjo kompani e ka fituar vetëm pak ditë më parë nga Sh.A Albpetrol. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-07949-10-12-2021 dhe me objekt “Blerje automjet zjarrfikëse për QEMNG Patos”. Fondi limit është 11,800,000 lekë të reja pa TVSH.

Në garë kanë marrë pjesë vtëm dy kompani, pra kemi të bëjmë me një konkurrencë të cunguar. Për më tepër vlerat e ofruara nga të dyja kompanitë kanë qenë thuajse të njejta, ku firma “Leka 2007” ka ofruar lehtësisht më pak, aq sa për t’u dukur si fituese. Siç dihet, në rastet kur pjesëmarrësit ofrojnë vlera të ngjashme, ka dyshime të forta se fituesi ka qenë i paracaktuar. Firma “Leka 2007” u shpall fituese për vlerën e ofruar prej 11,290,000 lekë të reja ndërsa oferta e firmës konkurruese ishte 11,700,000 lekë të reja. Gjithashtu vlera fituese është thuajse identike me fondin limit, përkatësisht sa 95.7%. Ndoshta SPAK duhet t’i hedhë ndonjë sy këtij lajmi për të parë se çfarë bëhet vërdallë. Si thoni?

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit