Nuk ngopet Ilir Beqaj, kullufit qindra milionë nga Linda e AKSHIT bashkë me Grigor Jotin  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.11.2021, 22:07

Kaq e pati dhe Ilir Beqaj. U mundua disa kohë të përmbahej e të mos përfitonte më shifra të “llahtarshme” nga taksat tona, por si duket u mërzit shpejt. Pas një farë kohe në qetësi, ai rifillon fuqishëm të marrë pjesë active dhe të fitojë tendera në vlera të mëdha. Në rastin konkret është Mirlinda Karçanaj e AKSHIT e cila ka shërbyer si “bamirëse” e tij. Në bashkëpunim me Grigor Jotin, Ilir Beqaj ka “kullufitur” nga Linda plot 430 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-06512-09-28-2021 dhe me objekt “Mirëmbajtja e sistemit të depove farmaceutike (eDepo)- për FSDKSH”. Por le t’I hedhim një vështrim dokumentave të kësaj procedure. Shikohet se në garë kanë marrë pjesë tre kompani apo bashkime kompanish. E bukura është se në 2 nga 3 kompani ka qenë i përfshirë “de facto” vetë Iliri ynë.

Pjesëmarrësi i parë BOE: “INFOSOFT SYSTEMS” NIPT J61820021C dhe “Intech +” sh.p.k NIPT K12418001K ka ofruar 35,904,000 lekë të reja pa TVSH. Pjesëmarrësi i dytë, “FASTECH” sh.p.k. J81609010U ka ofruar 36,480,000 lekë të reja pa TVSH ndërsa pjesëmarrësi i tretë “Tetra Solution” sh.p.k NIPT K72017027P ka ofruar 36,864,000 lekë të reja pa TVSH.

Beqaj është i përfshirë në kompanitë “Intech +” ku ka qenë ortak deri para se të bëhej ministër dhe “FASTECH” pas të cilit është aluduar gjithmonë në media se qëndron pikërisht Beqaj. Përveç kësaj shihet qartë se të tre pjesëmarrësit kanë ofruar thuajse vlera të njëjta çka ngjall dyshime të forta se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar. Fitues është shpallur BOE: “INFOSOFT SYSTEMS” dhe “Intech +”, ku Beqaj në bashkëpunim me Grigor Jotin kanë marrë rreth 430 milionë lekë të vjetra me TVSH nga AKSHI. Shikohet për më tepër se vlera fituese është sa 93.5% e fondit limit. Bukur Likja, apo jo?

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit