STUDIMI: Baballarët që kalojnë më shumë kohë me fëmijët kanë strukturë ndryshe të trurit!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.11.2021, 07:30

Baballarët që kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre kanë një strukturë truri të ndryshme nga baballarët më pak të përfshirë, ka zbuluar një studim i ri.

Studiuesit nga Universiteti i Essex zbuluan se burrat që duan të përfshihen në mënyrë aktive në kujdesin e fëmijëve dhe të shijojnë kohën me fëmijët e tyre kanë një hipotalamus më të madh, ‘rajon’ i trurit me madhësi sa një bajame që duket se luan një rol kyç në lidhjen dhe prindërimin.

Ekipi nuk është i sigurt nëse hipotalamusi rritet me kohën që kalon me fëmijët, ose nëse disa burra lindin me një vëllim të shtuar. Pavarësisht, ekipi shpreson se studimi do të ndihmojë në kuptimin më të mirë të marrëdhënieve midis fëmijëve dhe baballarëve të tyre. Në studim, ekipi skanoi trurin e 50 baballarëve. Pjesëmarrësit plotësuan gjithashtu pyetësorë mbi prindërimin dhe sa shumë e shijonin kohën me fëmijët e tyre.

Çfarë është hipotalamusi?

Hipotalamusi është një rajon i trurit me madhësi sa bajame, i vendosur në bazën e trurit, afër gjëndrrës së hipofizës.

Ai luan një rol kyç në shumë funksione të rëndësishme, duke përfshirë:

  • hormonet çliruese
  • rregullimin e temperaturës së trupit
  • ruajtjen e cikleve fiziologjike ditore
  • kontrollin e oreksit
  • menaxhimi i sjelljes seksuale
  • rregullimin e përgjigjeve emocionale.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

Studiuesit nga Universiteti i Essex zbuluan se burrat që duan të përfshihen në mënyrë aktive në kujdesin e fëmijëve dhe të shijojnë kohën e fëmijëve të tyre kanë një hipotalamus më të madh - një rajon i trurit me madhësi sa bajame që dihet se luan një rol kyç për lidhjen dhe prindërimin.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit