Erion Veliaj bën “rrush e kumbulla” 600 milionë, për të asfaltuar një rrugë fshati

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.11.2021, 22:09

Lekë kudo, shpenzime kudo… Thuhet se po vjen një krizë dhe se priten rritje çmimesh për një sërë produktesh dhe shërbimësh, por ama duket se ky fakt nuk i step pushtetarët lokalë shqiptarë që të harxhojnë sasira të mëdha në tendera të dyshimtë. Kështu ndonëse parashikimet për të ardhmen janë të zymta, Bashkia Tiranë e Erion Veliajt do të harxhojë rreth 600 milionë lekë të vjetra me TVSH për të ndërtuar një rrugë fshati.

Bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-08756-10-19-2021 dhe me objekt ““Sistemim asfaltim rruga e fshtatit Qinam, Nj.A. Zall Herr’’. Fondi limit i tij është 80,820,393 lekë të reja pa TVSH. Duke parë dokumentacionin e këtij tenderi vihet re se në garë kanë marrë pjesë 33 operatorë ekonomikë. Nga këta 33 operatorë, 12 prej tyre kanë ofruar vlera më të vogla sesa fituesi, çka të bën të dyshosh se tenderi I organizuar nga Bashkia Tiranë ka elemente të dyshimtë.

Nga ana tjetër vihet re se vlerat e ofruara nga të gjitha kompanitë pjesëmarrëse janë në përgjithësi të përafërta me njëra-tjetrën, gjë që e përforëcon akoma më shumë faktin se tenderi është I dyshimtë. Përveç sa më sipër është jo shumë e konceptueshme se si mund të harxhohen gati 600 milionë lekë të vjetra për të ndërtuar një rrugë fshati. Mjafton të kujtojmë se kur bie shi edhe brenda Tiranës, shumë rrugë përmbyten, duke hedhur dyshime mbi punimet që janë bërë. Imagjinoni pastaj në një rrugë fshati.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit