E rëndë në Fier! Gjendet një trup i pajetë në kanal

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2021, 18:30

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mujalli të Fierit, ku një person është gjetur pa shenja jete në një kanal. Personi i pajetë nuk është identifikuar ende, ndërsa dyshohet se ai është mbytur disa ditë më parë.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerrjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FOTO ILUSTRUESE!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit