Pas Fierit, gjendet një person tjetër i pajetë në Korçë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2021, 18:43

Disa çaste më parë një burrë u gjet i pajetë në një kanal në Fier, ndërkohë tashmë raportohet se një tjetër person është gjetur i pajetë në fshatin Boboshticë në Korçë. Bëhet fjalë për një 70-vjeçar.

Ky i fundit, është gjetur në rrugë pa shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja e personit në fjalë mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit