Kërcet arma në Shkodër! Plagoset ish-kryetari i Komunës Velipojë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2021, 18:48

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje. Vijon...

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit