Detaje/ Kush është ish-kryetari i Komunës së Velipojës që u plagos sot me armë me silenciator?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 29.11.2021, 19:07

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen sotme në Shkodër, ku një person u plagos me armë me silenciator. I plagosuri është Pashko Ujka, ish-kryetar i Komunës së Velipojës. Ai është qëlluar në kurriz.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Universitetit të Shkodrës. Motivet ende nuk dihen, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të punuar për zbardhjen e rrethanave. Pashko Ujka ka qene kryetar komune ne vitet 2011-2015.

Njoftim i Policisë:

Shkodër/ Informacion paraprak Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit