Tenderi i dyshimtë i Veliaj, 400 milionë për PC STORE që ofroi sa 99% e fondit limit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.12.2021, 22:16

Bashkia Tiranë siç kemi përmendur disa herë është njëri ndër institucionet e pushtetit lokal që shpenzon më shumë fonde se thuajse të gjitha bashkitë e tjera. Këto shpenzime realizohen nëpërmjet tenderave të cilët jo rrallë janë më së paku të dyshimtë. Kjo sepse duke marrë të dhënat që gjenden në dokumentacionet shoqëruese të këtyre procedurave, ka mjaft fakte të çuditshme. Njëri prej këtyre tenderave që mund të quhet i dyshimtë, është edhe rasti që do ju paraqesim në vijim.

Bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-10435-11-04-2021 dhe me objekt “Infrastrukturë Tik”. Nëpërmjet tij Bashkia Tiranë do të blejë disa pajisje kompjuterike të tilla si kompjutera desktop, ëorkstation, tablet, UPS etj që kapin një vlerë totale në gati 400 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por përtej kësaj shifre ka disa element që e bejnë këtë tender të dyshimtë.

Së pari është fakti që në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, pra vihet re një mungesë konkurrence. Së dyti të dyja kompanitë kanë ofruar vlera thuajse identike, çka është një tregues se fituesi mund te ketë qenë i paracaktuar paraprakisht. Së treti shikohet se vlera e shpallur fituese është thuajse identike sa vlera e fondit limit të tenderit.

Më konkretisht fitues u shpall firma PC STORE në pronësi të shtetasve Elton dhe Vitator Mehmeti për vlerën e gati 400 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë rezulton të jetë sa 99% e fondit limit, duke i shtuar akoma më tej dyshimet për këtë tender.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit