Erion Veliaj, kryetari aktuali i Bashkisë Tiranë duket se nuk ka shumë respekt për ligjet e shtetit shqiptar. Ndonëse në media apo evente të ndryshme flet vetëm për ligjin dhe zbatimin e tij, në realitet duket se vepron krejt ndryshe. Të gjithë e dimë se aktualisht egziston ligji anti-duhan i cili e ndalon në mënyrë të detyrueshme konsumin e tij në mjedise të mbyllura. Por duket se Erion Veliaj nuk do t’ia dijë fare për ligjin dhe pi puro hapur në mjedise të mbyllura.
Në një foto të publikuar prej tij në rrjetet sociale, vihet re se ai është në një lokal/restorant nën shoqërinë e babait të Dua Lipës, Dukagjin Lipa. Në sfond shihet qartë se në tavolinë gjendet puro e ndezur si dhe hiri i saj ndodhet përpara Dukagjinit dhe Veliaj. Foto I thotë të gjitha dhe nuk ka nevojë për komente të tepërta.