Harrojini lotët e Bashës për PD-në, ushtarët e Ramës lëshojnë milionat e popullit për oligarkët

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.12.2021, 21:39

Ndërkohë që të gjithë vëmendjen mediatike e ka marrë protagonisti juaj i preferuar teksa viktimizohet që po i marrin PD-në para syve, kolegu i tij “dashuror” në profesion, po shpërndan nga ana tjetër pa pikë dorë-shtrëngimi, paratë e popullit shqiptar nëpër oligarkë, me mjete ndërmjetëse-titullarët e tij në krye të institucioneve shtetërore.

Bëhet fjalë për 256 MLN Lekë pa Tvsh të dhëna nga kreu i ri i FSHZH Tan Agolli, ish-drejtori i KESH, ku perfeksioni aty artin e përvetësimit dhe shpërndarjes së parave publike, për ta trashëguar zotësinë edhe në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, i cili duhet të ndryshojë emrin në Fondi Shqiptar i Zhvatjes.

Gjithçka në rregull deri në pikën kur një institucion shtetëror zhvillon prokurime publike për qëllime dhe interesa të supozuara në benefit të vetë institucionit në këtë rast për “Blerje Karburanti (Gazoil Diesel) për automjetet e FSHZH-së.” Problemi në këtë procedurë prokurimi publik qëndron në faktin se çerek miliardi lekë i është dhënë si ofertues i vetëm në garë OLSI SHPK me zotërues 100% të aksioneve Agron Bulkun. Tenderi është shënuar me FLAMUR TË KUQ për shkelje dhe favorizim të hapur ndaj operatorit i cili ka ofruar vetëm 3 milion lekë më pak se Fondi Limit duke ditur edhe me sy mbyllur që e ka patur të fituar si të premtuar nga Agolli.

Duket se pas kësaj kompanie Guaskë qëndrojnë zotëruesit e BOLV-OIL si të kamufluar në lojën e tenderave publikë, pasi Bulku është thjesht kukulla që këta të fundit i luajnë fijet, duke e zhytur thellë si subjekt hetimi nëse SPAK do i hidhte sytë nga fusha e hidrokarbureve.

Behar Cukaj, drejtues i BOLV-OIL

Rezulton se kjo kompani ka një përfitim prej 434 Milionë Lekë pa Tvsh vetëm nga qeverisja lokale, ku gjysmën e tyre i ka të përfituara me shkelje me Ligjin e PP.

SPAK apo ASPAK?!


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit