Ministrja Delina: “Ju s’keni brekë në b*thë, doni kafe të lirë tek pema në qendër”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.12.2021, 19:07

Qytetari: Zonja Delina, më falni një minutë.

Ministrja Delina Ibrahimaj: Po?

Qytetari: Ju lutem, çfarë do bëhet me ne pensionistët? A kemi ndonjë shpërblim për vitin e ri?

Ministrja Delina Ibrahimaj: Nuk kam kohë, jam vonë për te parukieri.

Qytetari: Moj zonjë mirë e bëni se ju duhet pak zbukurim, por me ne çfarë do bëhet që s’kemi lekë as për bukë?

Ministrja Delina Ibrahimaj: Nuk ka njeri që vdes për bukë në Shqipëri. Po jeni përtacë ju, nuk punoni, e keni mendjen të rrini në kafe.

Qytetari: Po ç’kafe moj zonjë, ne s’na del pensioni as për ilaçe.

Ministrja Delina Ibrahimaj: Po pse more zotëri, nuk ke fëmijë ti? Nuk të ndihmojnë ata?

Qytetari: Kam një djalë invalid zonja ministre, nuk është i aftë për punë. Edhe atë pak pagesë nga KEMPI që merrte, ia hoqët para dy vitesh.

Ministrja Delina Ibrahimaj: Po do jetë ndonjë mashtrues ai, se s’ka mundësi. Po mos u mërzit, kryebeu ynë është zemërmirë, ka vendosur të zgjidhë qesen dhe djali yt do shpërblehet.

Qytetari: Po të lumtë goja moj ministre. Po më fal se jam pak i pasjellshëm që po pyes, po sa do marrë i shkreti?

Ministrja Delina Ibrahimaj: 15 mijë.

Qytetari: 15 mijë të reja? 150 mijë me të vjetrat domethënë? Po juve ju bëftë dita 1 mijë moj xhan.

Ministrja Delina Ibrahimaj: 15 mijë të vjetra xhaxha, se nuk ka lekë buxheti. Mirë dhe kaq se do kishit ngelur pa gjë.

Qytetari: 15 mijë të vjetra?? Po çfarë thua zonja ministre. Po si nuk paskeni lekë? Po a i keni parë ato lokalet në qendër të Tiranës te pema e lali fikut? Janë plot dhe nuk japin asnjë faturë fiskale. Pse nuk i kontrolloni dhe t’i detyroni të lëshojnë fatura fiskale? Në këtë mënyrë dhe shteti mbledh taksa dhe ka mundësi të na japë më shumë neve pensionistëve që kemi nevojë apo personave me aftësi të kufizuara si djali im.

Ministrja Delina Ibrahimaj: Ju s’keni brekë në b*thë, doni kafe të lirë tek pema në qendër. Ik andej se jam vonë, nuk kam kohë të merrem me ty.

SHËNIM: Ky është një dialog ironizues jo realist, por që tregon realitetin e politikës sonë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit