Paguhen 35 milionë në muaj për të mbrojtur të dhënat tona, por stafin e Besnik Dervishit e ka “zënë gjumi”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.12.2021, 22:07

Një çudi e vërtetë shqiptare është fakti që do t’ju paraqesim në vijim. Ndoshta nuk e dini, por në Shqipëri ekziston një institucion shtetëror i quajtur Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky institucion ka për mision ndër të tjera edhe mbrojtjen e të dhënave personale si dhe garantimin e të drejtës për njoftimin dhe konsultimin publik duke shërbyer si një mekanizëm monitorues, kontrollues e sanksionues.

Në përmbushje të misionit të saj, Zyra e Komisionerit, ka në kompetencë zhvillimin e kuadrit ligjor, ushtrimin e kontrolleve dhe inspektimeve, sanksionimin në rast të shkeljeve të konstatuara, konsolidimin e punës me grupet e interesit, me institucionet publike, subjektet private dhe konsolidimin e partneritetit të brendshëm dhe të jashtëm.

Por nëse i hedhim një sy listës së pagave që tashmë nuk ka mbetur njeri pa e marrë në Shqipëri, shikohet një çudi e vërtetë, për të mos thënë gallatë shtetërore. Kështu rezulton se Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave ka 42 persona staf në përbërje të tij, por çuditërisht duket se të gjithë kanë dështuar të bëjnë detyrën e tyre për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Ka shumë mundësi që një pjesë e mirë e këtyre personave të jenë thejshtë “qoka” shtetërore për militantët e partisë. Por sido që të jetë, mjafton thjesht fakti që 42 veta nuk kanë bërë asgjë për rrjedhjen e të dhënave, që ky institucion të shkrihet fare pasi faktikisht nuk i hyn askujt në punë. Shuma totale e pagave të tyre shkon mbi 35 milionë lekë të vjetra/muaj, para këto që fare mirë mund të përdoreshin për njerëzit në nevojë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit