Armando Subashi harxhon 130 milionë për blerje kontejnerësh në tenderin “me flamur të kuq”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.12.2021, 22:29

Pushteti vendor në Shqipëri organizon tendera të majmë, kjo tashmë dihet prej kohësh. Shifrat janë të niveleve të larta jo vetëm sa i përket vlerave për çdo tender por edhe për sasinë e madhe të peocedurave të realizuara nga bashkitë e vendit. Natyrisht nuk kishte si të ngelte pas as Bashkia e Fierit e drejtuar nga Armando Subashi. Kjo bashki ka realizuar një tender të dyshimtë për blerje kontejnerësh. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-12599-11-23-2021 dhe me objekt “Blerje kontenierë 1.1 m3” me fond limit 10,800,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 130 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Ky tender është cilësuar me “flamur të kuq” për faktin se janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues përveç fituesit. Kjo përforëcohet më tej duke hulumtuar dokumentacionin e tenderit. Shikohet se në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, përkatësisht “LEKA – 2007” SHPK me ofertë 10,590,000 lekë të reja pa TVSH dhe “N.N.Z.K. Shkodra” SHPK me vlerë zero. Jo vetëm kaq por kjo kompani nuk ka dorëzuar asnjë dokument kualifikues siç është kërkuar në kriteret për kualifikim të shtojcës 7 në Dokumentat Standarte të Tenderit.

Pra siç shikohet, për çudi njëra nga firmat pjesëmarrëse nuk ka ofruar asnjë ofertë duke e bërë shumë të lehtë për komisionin që ta skualifikojë. Në këtë mënyrë fitues është shpallur kompania “LEKA – 2007” SHPK me ofertë gati 130 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Vihet re se kjo vlerë është gati e njëjtë me vlerën e fondit limit, duke rritur dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar përpara fillimit të procedurave të tenderit. Përkatësisht vlera fituese rezulton të jetë sa 98% e fondit limit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit