Çudirat e DPSHTRR, tenderin për raftet e zyrave e fiton firma që ofroi dyfish

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.12.2021, 21:24

Ditë e re, tender i ri. Janë aq të shumtë tenderat e dyshimtë në këtë vend, sa përditë mund të gjesh disa tendera të tillë. Problemi qëndron se nuk janë vetëm 2-3 institucione të cilat i organizojnë këto tendera me “flamur të kuq”, por thuajse çdo institucion që organizon një tender, e ka thuajse gjithmonë dyshimin brenda. Pra larmishmëria e institucioneve që realizojnë procedura të dyshimta është tepër e madhe.

Në rastin konkret rradhën e ka DPSHTRR, ose gjatë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Më konkretisht bëhet fjalë për Drejtorinë Rajonale të Fierit. Ky institucion rezulton të ketë organizuar tenderin me objekt “Blerje rafte metalike” që mban numrin e referencës REF-13879-12-02-2021. Fondi limit i tij është 1,854,869 lekë të reja. Po ku qëndron dyshimi?

Shikohet nga dokumentacioni përkatës, se në këtë garë kanë marrë pjesë 6 kompani. Prej tyre, dy kanë marrë pjesë duke mos ofruar asnjë vlerë ekonomike. Kjo korrespondon me çudinë e parë, pasi nuk ka kuptim të marrësh pjesë në një tender nëse nuk ofron asnjë vlerë, përveç rastit kur merr pjesë sa për numër. Çudia e dytë qëndron në faktn se 3 firma të tjera kanë ofruar vlera tepër të përafërta me njëra-tjetrën, një rast ky që në praktikën ndërkombëtare cilësohet si i dyshimtë.

Çudia e tretë është fakti që fitues është shpallur një kompani e cila ka ofruar gati dyfishin e një kompanie tjetër pjesëmarrëse. Pra ndonëse një firmë ka ofruar gati gjysmën më pak, është skualifikuar nga autoriteti që organizon tenderin. Fituese është shpallur firma FRAL – 2000 SHPK me ofertë 1 650 000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 20 milionë lekë të vjetra me TVSH. Së fundmi, çudia e katërt konsiston tek afërsia e vlerës fituese me fondin limit të tenderit. Në rastin konkret vlera fituese është sa 88.95% e tij, Doni më për “Belulin”?

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit