Tre firma ofruan më pak/ Emiriana e Durrësit “fryn xhepat” e Pjetër Trashaj të ALBGARDEN, 170 milionë për gjelbërim  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.01.2022, 21:57

Qoka këtu, qoka aty. Dhe “filmi” nuk ka fund kurrë të dashur miq. Është për t’u habitur por tenderat në këtë vend thuajse i fitojnë gjithmonë të njëjtat kompani. Aq sa mund të quhet se tashmë shteti është shndërruar në një “sponsor” direkt të tyre duke patur parasysh shumat e mëdha që i kalon atyre nëpërmjet tenderave të dyshimtë. Natyrisht në këtë mes nuk mund të mungojë as pushteti lokal i cili është njëri prej “furnizuesëve” më të mëdhej me para të firmave të piketuara si fituese.

Në rastin konkret do t’ju paraqesim një tender të dyshimtë të organizuar nga Bashkia e Durrësit e drejtuar nga Emiriana Sako. Bëhet fjalë për një tender me objekt “Gjelbërim në qytet” me fond limit 16,628,000 lekë të reja me TVSH ose reth 200 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Procedura në fjalë e cila mund të konsiderohet e dyshimtë për arsye të cilat do të sqarohen më poshtë, mban numrin e referencës REF-07614-10-08-2021. Nëse hulumtojmë dokumentacionin përkatëstë kësaj procedure do të vëmë re se në të kanë marrë pjesë 6 kompani, nga të cilat 3 kanë ofruar vlera më të ulëta se kompania e shpallur fituese. “Fatlumi” fitues i këtij tenderi është shpallur firma ALBGARDEN në pronësi të shtetasit Pjetër Trashaj me vlerë të ofruar 14,300,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 170 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Por siç e përmendëm dhe më sipër, janë tre firma të tjera që kanë ofruar vlera më të vogla. Kështu përshembull firma që ka ofruar më pak ka një diferencë prej rreth 26 milionë lekësh të vjetra me TVSH. Duke patur parasysh se bëhët fjalë për gjelbërim, një diferencë e tillë është tepër e madhe për të mos u marrë në konsideratë. Por me sa duket bashkia e Emirianës nuk e ka patur aspak problem të kursejë fondet e qytetarëve të Durrësit dhe “ i ka falur” një tufë milionash kompanisë ALBGARDEN.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit