Ligji i ri në Spanjë do t’i trajtojë kafshët njëlloj si fëmijët, nëse çifti divorcohet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.01.2022, 20:25

Kush e mban qenin pas divorcit? Kjo është diçka që gjykatat spanjolle do të vendosin tani sipas një ligji të ri që merr në konsideratë mirëqenien e kafshëve shtëpiake kur çiftet divorcohen. Ndryshimi ligjor vjen pas lëvizjeve të ngjashme në Francë dhe Portugali dhe i detyron gjyqtarët që t'i konsiderojnë kafshët shtëpiake si qenie të ndjeshme dhe jo objekte ose prona në pronësi të njërit ose tjetrit partner – diçka që është ende në fuqi në shumicën e vendeve.

“Kafshët janë pjesë e familjes dhe kur një familje vendos të ndahet, fati i kafshës duhet të rregullohet me të njëjtën rëndësi si fati i anëtarëve të tjerë të familjes”, tha avokatja Lola Garcia, 42 vjeç. Në tetor, një gjykatës i Madridit i dha kujdestarinë e përbashkët të një qeni një çifti të pamartuar që kërkuan një vendim gjykate se me kë duhet të qëndronte kafsha shtëpiake pasi të ndaheshin. Qeni kalon një muaj me secilin prej tyre dhe të dy janë ligjërisht përgjegjës.

Më parë, një avokat që kërkonte kujdestarinë e përbashkët të një kafshe shtëpiake duhej të provonte që të dy anëtarët e një çifti e zotëronin kafshën si objekt, duke i dhënë përparësi kujtdo që e kishte regjistruar kafshën shtëpiake. Tani një gjykatës duhet të përcaktojë se ku do të jetë më mirë kafsha dhe ky përcaktim bazohet në mirëqenien e kafshës.

Një partner që mund të tregojë aftësi paguese financiare ose të cilit i është dhënë kujdestaria e fëmijëve të tyre, ka një shans më të mirë për të siguruar kujdestarinë edhe për çdo kafshë shtëpiake, pasi ekziston një lidhje e veçantë emocionale midis fëmijëve dhe kafshëve, – u shpreh avokatja.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit