Luan me Milanin, por kthehet në shtëpi me tramvaj

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.01.2022, 20:42

Djali në foto quhet Lapo Nava, është 17 vjeç, ditëlindje e 2004 dhe mbrëmë realizoi një ëndërr. Lapo vjen nga një familje sportistësh, babai i tij Stefano në fakt ka luajtur në Serie A dhe tek Milan si mbrojtës. I biri aktualisht luan në portë me të rinjtë e kuqezinjve dhe dje pati thirrjen e tij të parë në ekipin kryesor.

Për të mos u emocionuar shumë, megjithatë, në fund të lojës nuk mori asnjë shofer apo taksi, vetëm tramvajin për të shkuar në shtëpi pas natës së parë në San Siro si lojtar i Milanit.

Burimi: SEMPREMILAN | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit