OBSH: Omicron do të infektojë më shumë se gjysmën e popullsisë së Evropës javët e ardhshme

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.01.2022, 13:42

Më shumë se gjysma e evropianëve mund të infektohen me Omicron në 6 deri në 8 javët e ardhshme, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas drejtorit të OBSH-së Hans Kluge në javën e parë të vitit 2022 më shumë se 7 milionë raste të reja me Covid-19 u regjistruan në Evropë, një numër më shumë se dyfishi i dy javëve më parë.

“Me këtë ritëm, IHME parashikon që më shumë se 50% e popullsisë së Evropës do të infektohet me Omicron”-shtoi ai.

Burimi: www.newsbomb.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit