Ndërron jetë presidenti i Parlamentit Evropian

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.01.2022, 17:29

Presidenti i Parlamentit Evropian, socialdemokrati italian David Sassoli, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Lajmi i vdekjes së presidentit në orët e para të së martës tronditi Bashkimin Evropian.

Lajmi tragjik është bërë me dije nga përfaqësuesi i David Sassolit, përmes një postimi në twitter.

Sipas këtij postimi, Presidenti i Parlamentit Evropian ka ndërruar jetë pas një “komplikacioni të rëndë” që lidhet me sistemin e tij imunitar.

Burimi: www.newsbomb.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit