STUDIM/ Këto janë vendet ku keni më shumë gjasa të infektoheni me Covid-19

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.01.2022, 20:09

Një listë me aktivitetet që konsiderohen si vendet ku qytetarët kanë më shumë gjasa për t’u infektuar me covid po bën xhiron e rrjetit. Studimi i udhëhequr nga Komiteti Sage nga Mbretëria e Bashkuar bazohet në aktivitetet e përditshme të 10,000 njerëzve dhe autorët e tij u befasuan kur zbuluan se sportet në natyrë janë “burimi” i dytë më i zakonshëm i koronavirusit pas blerjeve në dyqane.

Sipas studimit, sportet në natyrë përfshijnë një nivel rreziku prej 1.36%.

Ndër të tjera, në artikullin e publikuar nga mediat e huaja thuhet se në transportin publik qytetarët rrezikohen më pak të infektohen me koronavirus, sesa nëse ushtrohen jashtë.

Lista e vendeve ku mund të infektoheni me Covid:

  1. Kur bëni blerje në dyqane, rreziku është 2.18%.
  2. Kur luani një sport jashtë, rreziku është 1.36%.
  3. Në transportin publik, rreziku është 1.31% më i lartë, ndërsa ngrënia në restorant apo lokal është 1.29%.
  4. Duke përdorur transportin publik më shumë se një herë në javë, rreziku është 1.28% më i lartë. E njëjta gjë vlen edhe për ata që shkojnë në bare apo klube nate.
  5. Të shkosh në një festë, rreziku është 1,27% më i lartë.
  6. Në palestër ose kur bën stërvitje në ambiente të mbyllura, rreziku është 1,27% më i lartë.
  7. Duke shkuar në punë rreziku është me 1.2% më i lartë.
  8. Kur përdorni një taksi, rreziku është 1.19% më i lartë.
  9. Duke përdorur një tren rreziku është 1.18% më i lartë. E njëjta gjë vlen edhe për ata që vizitojnë një estetiste, parukiere apo berber.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit