Kupa e Afrikës sjell episodin komik, shoferi godet futbollistin e dëmtuar me makinë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.01.2022, 13:32

Prej datës 9 janar ka startuar Kupa e Afrikës, teksa luhen nga dy ose tre sfida në ditë. Eventi i cili po zhvillohet në Kamerun, ka sjellë së fundmi një ngjarje komike të ndodhur në fushën e lojës. Gjatë zhvillimit të ndeshjes një prej lojtarëve kishte nevojë për ndihmë mjesësore.

Menjëherë është vendosur në barrelë dhe është kërkuar ndihma e makinës për ta transportuar jashtë vijave kufizuese. Por shoferi bëhet komik, teksa harron të ndalojë dhe përplas futbollistin afrikan me makinë. Një gjë e tillë nuk është pritur mirë prej tij, që menjëherë ka hedhur një vështrim të habitur drejt personit gjendej brenda makinës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit