Cantona: Nuk do e ndjek Botërorin e Katarit, vdiqën mijëra njerëz duke ndërtuar stadiumet

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.01.2022, 14:45

Legjenda e Manchester Unidet, Eric Cantona nuk do e ndjekë Botërorin e Katarit që do të luhet në fund të këtij viti. Ish-futbollisti i "djajve të kuq" akuzoi vendin e Katarit për trajtim ‘të tmerrshëm’ të punëtorëve që kanë ndërtuar stadiumet që do presin këtë kompeticion. Cantona beson se Kupat e Botës duhet t’u jepen vendeve me një mundësi për të pasur një ndikim të qëndrueshëm dhe për të rritur futbollin në mesin e popullatës së tyre, si meshkuj ashtu edhe femra. Në Katar, ai thotë se nuk ka ‘asgjë’.

Eric tha:

Të jem i sinqertë, nuk më intereson Botërori i ardhshëm, i cili nuk është një Botëror i vërtetë për mua. Në dekadat e fundit, kemi pasur shumë ngjarje si Lojërat Olimpike ose Kupat e Botës në vendet si Rusi apo Kinë. Katari nuk është vendi i futbollit. Unë nuk jam kundër idesë për të pritur një Kupë Bote në një vend ku ka mundësi për të zhvilluar dhe promovuar futbollin, si në Afrikën e Jugut apo Shtetet e Bashkuara të viteve ’90. Në fakt, e vërteta është se Katari nuk ka një potencial të tillë. Nuk ka asgjë. Mendoj se ka të bëjë vetëm me paratë. Ka të bëjë vetëm me paratë dhe mënyra se si ata i trajtuan njerëzit që ndërtuan stadiumet, është e tmerrshme. Dhe mijëra njerëz vdiqën. E megjithatë ne do të festojmë këtë Botëror’.

Vlen të përmendet fakti se ka pasur një çmim fatal për të paguar për një numër të madh punëtorësh që po përgatisnin Katarin për të pritur këtë dimër Botërorin. Më shumë se 6,500 punëtorë emigrantë kanë humbur jetën në vendin e Lindjes së Mesme pasi ka krijuar qytete, rrugë dhe stadiume nga rëra e shkretëtirës. Punëtorët besojnë se vdekja e miqve të tyre ka ardhur nga detyrimi për të punuar shumë gjatë nën diellin e djegur pa hije, pushime dhe ujë në temperatura mbi 40C për vetëm 8.30 £ në ditë. FIFA pritet të grumbullojë më shumë se 3 miliardë paund nga ky Botëror.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit