“Maratonë” me shampanjë dhe viagra, 32-vjeçari përfundon në spital

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.01.2022, 21:00

Një çift të rinjsh, ajo 25 dhe ai 32, përjetuan një tmerr të vërtetë kur për shkak të fantazive të tyre seksuale, burri përfundoi në spital. Artistja e grimit Isabella Ëoolf, 25 vjeç tha: “Për përvjetorin tonë të tretë morëm me qira një shtëpi dhe porositëm shumë lodra seksi, pajisje skllavërimi dhe pije alkoolike.

“I dashuri u ndje nën presion për të performuar gjatë gjithë fundjavës, kështu që bleu pak Viagra nga interneti. Ne e hapëm shampanjën dhe një gotë çoi në tre shishe. “Viagra ishte një kënaqësi dhe ne po bënim një maratonë seksuale”-u shpreh grimierja.

Ajo vazhdoi: “Burrëria e tij duhet të ketë vuajtur, por nuk e vura re se isha e dehur. Unë u hodha mbi të dhe dëgjova një kërcitje, pastaj pashë shumë gjak. Ai ishte në agoni dhe mendoi se kishte thyer “burrërinë” e tij, kështu që ne thirrëm një ambulancë. Ishte tmerruese kur ata arritën. Në të gjithë dramë, ne kishim harruar të fshihnim të gjitha lodrat e seksit, kamxhikët dhe zinxhirët. Mund të kisha vdekur nga turpi. Në spital, rrezet X konfirmuan se ai kishte frakturuar penisin e tij. Për fat të mirë është rikuperuar dhe është një histori qesharake për t'u treguar nipërve tanë.”

Burimi: NYPOST | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit