Chelsea “dërrmon” ëndrrat e Southampton, blutë planifikojnë të ardhmen me Brojën

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12.01.2022, 21:13

Chelsea tashmë po planifikon një të ardhme me sulmuesin Armando Broja, i cili po bën një performancë të shkëlqyer në kampionatin anglez me Southampton. Talenti shqitar ka shënuar pesë gola në 16 ndeshje në Premier League. Sipas gazetarit sportiv italian Fabrizio Romano, Chelsea tashmë po planifikon një të ardhme me shqiptarin, pavarësisht se Southampton dëshiron ta mbajë atë gjatë sezonit të ardhshëm.

Kjo vjen pasi shefi i Saints, Ralph Hasenhuttl pranoi se ai do të ishte i hapur për të mbajtur Brojën përtej përfundimit të periudhës së tij të huazimit me klubin. Kur u pyet nëse ai do të flasë me pronarët për mbajtjen e Brojës në St Mary's përtej fundit të sezonit, kur të skadojë marrëveshja e tij e huazimit, Hasenhuttl tha: "Po, sigurisht. Atij i pëlqen këtu, i pëlqen këtu. Do të ishte mirë nëse ai do të ishte lojtari ynë".

Burimi: si.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit