Çudirat në Kupën e Afrikës/ Nuk gjendej himni, lojtarët detyrohen ta këndojnë vetë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 12.01.2022, 21:16

Kupa e Afrikës po zhvillohet prejdatës 9 janar dhe ky kompeticion po shoqërohet edhe me çudira dhe episode komike. E radhës është ajo në sfidën Mauritania-Gambia, ku lojtarëve të Mauritanias u kërkohet ta këndojnë vetë himnin.

Përpara fillimit të sfidës, u mbajt ceremonia e himneve ashtu si në çdo sfidë kur luajnë kombëtaret. Për fat të keq, kombëtares të Mauritanias, i ishte ngatërruar himni. Lojtarët u revoltuan dhe kërkuan të këndonin himnin e tyre.

Pas disa sekondash startoi një muzikë tjetër, por u duk se dhe ajo nuk ishte himni i Mauritanias. Pas kësaj spikeri i stadiumit i kërkoi lojtarëve ta këndojnë vetë himnin e tyre, sepse nuk arritën ta gjenin himnin e tyre kombëtar. Ata sërish të revoltuar nuk e pranuan këtë gjë dhe u detyrua që sfida të startonte pa dëgjimin e himnit të Mauritanias.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit