Real Madrid mposht sërish Barcelonën, “El-Clasico” i pestë radhazi

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 12.01.2022, 22:47

Ka përfunduar ndeshja gjysmë-finale e Superkupës mes Barcelonës dhe Real Madrid, që po zhvillohet në Arabinë Saudite, e njohur ndryshe dhe si “El Clasico”. Madrilenët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 3 me 2 ndaj katalanasve. U desh koha shtesë që skuadra e Ançelotit të triumfonte në “El Clasico”, por në fund ia doli që të merrte fitoren që e çon në finalen e madhe ku pret fituesin e çiftit Atletiko Madrid-Atletiko Bilbao.

Ishin madrilenët ata që kaluan të parët në avantazh të parët me anë të Vinicius, por para fundit të pjesës së parë, Luk De Jong barazoi shifrat. Megjithatë gjatë pjesës së dytë Reali u tregua më këmbëngulës dhe shënoi sërish me Benzema. Por katalanasit nuk u dorëzuan dhe u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjetën me anë të Ansu Fati.

Kështu ndeshja u shty dhe ishte sërish Reali që shënoi golin e tretë me anë të Valverdes. Barcelona startoi me një statistikë negative në “El Clasico”, e cila kishte 34 muaj pa fituar një të tillë dhe 4 humbje radhazi me rivalët e përjetshëm. Me humbjen e sotme u thellua edhe më shumë diferenca, duke e çau në 5. Për Çavin kjo ishte “El Clasico” e parë si trajner me Barcelonën.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit