CR7: Simatizoj Ronaldo fenomenin dhe Ronaldinhon

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.01.2022, 13:59

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka vlerësuar së fundmi maksimalisht dy legjendat braziliane Ronaldo Nazario dhe Ronaldinho. Duke folur për ESPN Brazil, portugezi ka treguar se i pëlqen të dy lojtarët dhe i ka idhuj. Ai ka shmangur krahasimet dhe ka deklaruar se është rritur duke i parë të luajnë futboll.

Ronaldo tha:

Çfarë mund të them, Brazili është vëlla i shtetit tim. Motra ime jeton në Brazil, u martua me një brazilian. Është shtet që kam shumë respekt, di shumë për Brazilin. Të luaj një ditë në Brazil? Nuk e di, është larg mendimeve. Por, në futboll gjithçka është e mundur, nuk e di”. Më pëlqen Ronaldo dhe Ronaldinhi. Nuk më pëlqejnë krahasimet. Preferoj të them se të të dy lanë historitë e tyre. Mund të them se në fakte, kam fituar më shumë trofe se të dy, por të dy fituan Kupën e Botës. I simpatizoj shumë. U rrita duke i parë. Të thuash kush është i pari, i dyti, nuk është e rëndësishme. Preferoj të them se janë idhuj dhe lanë një tregim të bukur historik në futboll."

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit