Futbolli italian në ethet e “Omicron”, ndryshojnë rregullat në Serinë A

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.01.2022, 14:29

Infektimet e shumta nga varianti "Omicron" në Itali ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të marrë masa të reja dhe një sektor që pëson ndryshime është edhe futbolli. Ndryshimi i parë është ai i ndalimit të aktivitetit me 35% të rasteve pozitive në grup. Rrjedhimisht do të luhen deri në tetë persona pozitiv. Nga e nënta, gjithçka do të ndalohet.

Në mënyrë të detajuar, protokolli parashikon si elementë kryesorë bllokimin e të gjithë ekipit nëse numri i pozitivëve është më i madh se 35% e anëtarëve të grupit të sportistëve, izolimi për pozitivët dhe testet e vazhdueshme për 5 ditë për kontaktet me rrezik të lartë.

E detyrueshme është mbajtja e maskës FFP2 nëse nuk kryen asnjë aktivitet sportiv, pavarësisht nga statusi i vaksinimit. Për kontaktet me rrezikshmëri të ulët, do të zbatohen masat e parashikuara nga udhëzimet ministrore, edhe në lidhje me statusin e vaksinimit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit