Tronditet Juventusi, Paulo Dybala nuk pranon të rinovojë kontratën

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.01.2022, 15:52

Juventusi po kalon momente të vështira dhe duket në krizë. Në verë, bardhezinjtë rrezikojnë të humbasin falas një nga sulmuesit kryesorë të ekipit “TyCSports”, shkruan se Paulo Dybala ka vendosur të largohet. Futbollisti bardhezi duket se i ka raportuar klubit se nuk ka më ndër mend që të rinovojë marrëveshjen me “Zonjën e Vjetër” dhe do të nisë të vlerësojë ofertat tani e në vazhdim.

Sipas televizionit argjentinas, jo vetëm oferta në ulje, por edhe kritikat e vazhdueshme në kohët e fundit nga drejtori i përgjithshëm kanë nervozuar tepër numrin 10 bardhezi, i cili tani më shumë se kurrë rrezikon që të largohet me parametër zero nga Torino, një luks që Juventusi nuk mund ta përballojë dhe duhet ta shmangë me çdo kusht.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit