I shënoi Barcelonës dhe hoqi fanellën, e dashura e Valverdes bën të njëjtën gjë në shtëpinë e saj

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.01.2022, 19:45

Real Madridi fitoi mbrëmjen e djeshme ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, me një gol të shënuar nga Fede Valverde, i cili realizoi në shtesë dhe i dha fitoren 3-2 ekipit të tij. Këtë gol futbollisti e festoi duke hequr fanellën e tij dhe me sa duket nuk ishte i vetmi. Edhe partnerja e tij, Mina Bonino, ka bërë të njëjtën gjë teksa ka qenë duke ndjekur ndeshjen nga shtëpia para TV-së.

Kamerat e sigurisë në banesën e saj kanë filmuar pamjet e momentit kur ajo ka parë golin e Valverde dhe ndërsa ai zhvishej në fushë, ajo zhvishej në shtëpi, duke festuar njëlloj pasi valëviste fanellën që tashmë mbante në dorë. Pamjet kanë nisur të bëjnë sot xhiron e mediave.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit