James Rodriguez hero, i shpëton jetën kundërshtarit në fushën e lojës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.01.2022, 10:42

James Rodriguez po vazhdon aventurën e tij në Katar, teksa u transferua në këtë kampionat futbolli gjatë merkatos së verës.Megjithatë, më shumë sesa protagonist si lojtar, ai është shëndërruar në një hero për diçka tjetër. Teksa luhej ndeshja Al-Rayyan – Al Wakrah në Katar, futbollisti Ousmane Coulibaly pësoi një sulm në zemër. Fatmirësisht, falë ndihmës së shpejtë të kryer nga ana e Jmes Rodriguez, Coulibaly arriti të shmangë më të keqen.

Sipas mjekut të skuadrës, falë kësaj punë të shkëlqyer të James, mbrojtësi arriti të shpëtojë. Tashmë mbrojtësi Ousmane Coulibaly ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ky gjest madhështor nga ana e ish-lojtarit të Realit të Madridit ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit