Situata me Koronavirusin te Bajerni vazhdon të jetë problematike. Të paktën nëntë lojtarë rezultojnë pozitiv me Koronavirus dhe trajneri Nagelsman nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë me formacionin në takimin e së shtunës kundër Këlnit. Mungesat e shumta që në takimin kundër Gladbahut e detyruan trajnerin e Bajernit të bëjë modifikime të panumërta në formacion, teksa një nga risitë ka qenë aktivizimi si titullar i portierit Sven Ulrajsh.
Duke komentuar situatën te Bajerni, portieri 33-vjeçar ka hedhur idenë se në kushte të vështira si kjo pandemi, trajneri Nagelsman mund të hedhë në fushë jo si portier, por si lojtar fushe numrin një të portës së bavarezëve, Manuel Nojerin. Nojer mungoi ndaj Gladbahut për shkak të infektimit, por prej ditësh është kthyer në stërvitje me bavarezët.
Ulrajsh tha:
Nojer njihet si një portier që shpesh braktis portën dhe i pëlqen të dalë deri në mesin e fushës për të luajtur edhe me këmbë. Dhe këtë gjë di ta bëjë mjaft mirë.