Juventusi tenton akordin me futbollistin e kombëtares shqiptare

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.01.2022, 17:36

Nedim Bajrami po kalon një sezon fantastik në Serinë A me Empolin. Mesfushori i kombëtares shqiptare, që në vitin e tij të parë në elitën e futbollit italian ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Por pak e prisnin që një nga këto klube të ishte edhe Juventusi. Klubi bardhezi ka aktualisht probleme sa i përket repartit të avancuar, me Moratën që kërkon të largohet, Dibala që nuk po rinovon e Kuluisevskin i cili nuk hyn të preferencat e Alegrit. Dëmtimi i Federiko Kiezës ka shkatërruar çdo plan që kishin bardhezinjtë, të cilët tashmë duhet të kërkojnë alternativa të tjera për fazën ofensive.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, edhe Nedim Bajrami hyn mes alternativave që po shqyrtohen nga bardhezinjtë që në merkaton e janarit. Empoli nuk do të heqë dorë lehtë nga lojtari, por Juventusi aktualisht duket në emergjencë të plotë dhe është gati të bëjë edhe sakrifica financiare për të plotësuar radhët me futbollistë cilësorë të cilët të ndihmojnë fazën ofensive e cila aktualisht nuk është në formën më të mirë. Priten zhvillime në vazhdim.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit