Futbolli shqiptar në zi! Ndahet nga jeta legjenda e Vllaznisë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.01.2022, 15:40

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare legjenda e futbollit shkodran, Ramazan Rragami. Mësohet se ai vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori edhe jetën.

Ramazan Rragami pati një karrierë të shkëlqyer si lojtar por edhe si trajner në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai filloi të luante në qytetin e tij të lindjes, me Vllazninë, në moshën 16-vjeçare. Atje vazhdoi deri në vitin 1967, kur u rekrutua nga Partizani dhe luajti atje deri në vitin 1970. U kthye në Shkodër në vitin 1970 dhe në vitin 1972 i fitoi të dyja, kampionatin dhe Kupën.

Në ndeshjen e fundit të Kupës, Rragami shënoi 7 herë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit