Ngjarje e turpshme në La Liga, tifozët godasin me shufër hekuri futbollistin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.01.2022, 11:21

Një ngjarje totalisht e pa precedentë ka ndodhur në kampionatin spanjoll të futbollit gjatë ndeshjes Real Betis-Sevilla. Tifozët kanë bërë një veprim të turpshëm duke ndërprerë kështu derbin e Sevilla-s. Në minutën e 47 të sfidës, një shufër ka fluturuar nga tribuna pas porte dhe ka përfunduar në kokën e futbollistit të Sevillas, Joan Jordan.

Lojtari ka rënë menjëherë përtokë, duke kërkuar ndihmën mjekësore. Kjo çmenduri e tifozëve të Betisit ka bërë që arbitri ti japë fund ndeshjes përpara kohe, duke anulluar kështu sfidën, e cila do luhet në një moment tjetër.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit