Real Madrid nuk fal në finale, rrëmben për të 12-tën herë Superkupën e Spanjës

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16.01.2022, 22:38

Real Madrid ka fituar Superkupën e Spanjës. Ekipi i Carlo Ancelottit mundi Atletico Bilbaon me rezultatin 2-0 në finalen e luajtur sot në Arabinë Saudite. Golat u shënuan nga Modric dhe Benzema. Bilbao pati një mundësi të mirë në minutën e 89’, por Garsia e humbi penalltinë. Kjo është hera e 12-të që Reali fiton Superkupën e Spanjës, një më pak se Barcelona.

Rrugën e fitores e hapi mesfushori Luka Modric, i cili shënoi me një goditje të kalibruar në minutën e 38-të. Benzema shënoi në pjesën e dytë, duke thelluar kështu rezultatin.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit