Mourinho i kërkon falje Marash Kumbullës: Është fantastik, kam qenë i ashpër me të

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.01.2022, 09:28

Marëdhënia mes Jose Mourinhos dhe shqiptarit Marash Kumbulla te Roma nuk nisi aspak mirë. Ai e kritikonte vazhdimisht dhe e ktheu në lojtar stoli të mirfilltë. Megjithatë, situata duket se ka ndryshuar. Deklaratat publike kundër lojtarit kuqezi sot janë kthyer në elozhe publike për mbrojtësin e ri i cili po e bind gjithnjë e më shumë portugezin te Roma. Pas suksesit 1-0 ndaj Kaljarit, Murinjo është ndalur pikërisht te faza mbrojtëse e ekipit, duke evidentuar punën që kishte bërë Kumbulla në sfidën e fituar me shifrat 1-0.

Mou tha:

Si fillim dua të flas për Kumbullën. Për mua ai ishte më i miri, ka bërë një ndeshje fantastike dhe kjo më bën të lumtur pasi ka kaluar një periudhë të vështirë dhe unë kam qenë shumë i ashpër me të në deklarata dhe stërvitje. Por ai ka qenë gjithmonë shumë i qetë dhe i përulur, është rritur shumë. Ai dhe Mançio kanë bërë mirë, por edhe mesfushorët e qendrës kanë bërë mirë mbulimin, ndryshe nga ajo që kishte ndodhur me Juventusin”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit