Shkarkoi Benitezin, Evertoni hedh sytë nga Jose Mourinho

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.01.2022, 14:42

Ditën e djeshme, klubi anglez i Everton shkarkoi trajnerin e tyre Rafa Benitez, pas një performanca të dobët me ekipin në Premier League dhe tani po mendon afrimin e bujshëm të Zhoze Murinjos. Vetëm një fitore nga shtatori i kaluar, vendi i 16-të në renditje dhe përplasjet me tifozët bën që Everton të marri shkarkimin e spanjollit Benitez pas vetëm 6 muajsh në drejtimin e ekipit.

Tani klubi nga Mersesajd kërkon të rikthejë në Premier Ligë Zhoze Murinjon. Portugezi nuk po kalon momentet më të mira me Romën dhe shpesh është folur për një largim të parakohshëm të tij. Por marrëveshja me Murinjon duket shumë e vështirë dhe planet e tjera për stolin e Everton janë Paolo Fonseka, Marko Silva, Niko Kovaç dhe Roberto Martinez.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit