Njihuni me nënën me 3 fëmijë që fiton 10,000 £ në muaj duke shitur video me qumësht gjiri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.01.2022, 17:25

Një nënë me tre fëmijë ka shlyer borxhet e saj dhe tashmë fiton deri në 10,000 £ (13,660 dollarë) në muaj duke shitur video të saj teksa nxjerr qumështin e gjirit.

Alice Lovegood kishte rreth 15,000 £ (20,490 dollarë) borxh kur i “lindi” ideja për të shitur videot e saj dhe që atëherë ka shlyer borxhin dhe fiton një shumë të rregullt çdo muaj.

Madje, një prej ndjekësve të saj i ofroi 100,000 paund për ta ushqyer me gji, por ajo e refuzoi ofertën.

"Para se të filloja ta bëja këtë punë, jeta jonë ishte shumë e ndryshme. Ne kishim mbi 15,000 £ borxh, unë punoja gjatë gjithë kohës duke përfshirë fundjavat dhe nuk kishim shkuar kurrë me pushime familjare.”-tha 27-vjeçarja e cila tashmë fiton një shumë të konsiderueshme parash cdo muaj.

Alice hyri në OnlyFans kur mbeti shtatzënë me fëmijën e saj më të vogël, i cili tani është shtatë muajsh.

Ajo shpjegoi:

Unë dhe bashkëshorti im nuk planifikonim të kishim një fëmijë tjetër, kështu që ishte një tronditje për ne shtatzënia. Me një fëmijë të tretë, ne kishim më tepër “presion” përsa i përket financave. Unë kam qenë gjithmonë një person shumë seksual dhe e dija që shtatzënia ishte një fetish, kështu që mendova se mund të fitoja para me këtë.

Burimi: www.ladbible.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit